E premte, 01 Maj 2026
Lajme

Vrasja e çiftit Mujeci/ Burimet nga grupi hetimor: Zbardhet ngjarja në Lezhë! Policia pritet të japë detajet në 11:00

Burime paraprake konfirmojnë se grupi hetimor ka zbardhur ngjarjen, ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci.

Prova kryesore është automjeti i dytë që shfaqet në vendngjarje, ndërsa po qëllohej ndaj automjetit me të cilin lëvizte çifti Mujeci.

Janë marrë kamerat e sigurisë në vendngjarje, si dhe pamjet nga lokali në dalje të Lezhës ku kishte qëndruar çifti para se të nisej drejt banesës së tyre, si dhe kamerat e bizneseve përgjatë rrugës Balldren–Mali Jushit.

Policia e Lezhës pritet të mbajë një konferencë për median në orën 11:00.

InfoShqip