
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Mitrovicë, ka shpallur zgjedhjet e brendshme për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Tri ditë kanë afat anëtarët e kësaj dege që të paraqesin kandidaturat e tyre.
VV e kësaj dege tregoi edhe kushtet që kandidatët duhet të plotësojnë.
Njoftimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e nënshkrimeve nga kandidatet/ët është nga data 04.05.2026 deri më datë 07.05.2026.
Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, secili anëtar i Qendrës ka të drejtë të kandidojë për deputet. Kandidatët fillimisht duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë këto dokumente:
1. Deklaratën e kandidaturës
2. Kopjen e letërnjoftimit
3. Kopjen e kartelës së anëtarësisë
4. Listën me nënshkrime
Secili kandidat që merr formularin e kandidaturës, duhet të marrë edhe listën me kriteret për vlerësimin e kandidatëve.
Këto forma të dokumenteve i gjeni në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë.
The post VV, dega Mitrovicë hap zgjedhje të brendshme për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë appeared first on Gazeta Express.
