E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Xhamajka vendos tjetër rekord, stafeta e përzier 4×100 metra e jep kohën e re më të shpejtë

IMG 5349

Ka një garë vetëm për djem, ka një vetëm për vajza, por është një tjetër ku vrapojnë së bashku.

E tillë stafeta e përzier 4×100 metra në atletikë, e cila në vetëm dy ditë pati dy rekorde të reja botërore.

Një nga superfuqtë e atletikës në konkurrimet e shpejtësisë, Xhamajka, u kthye aty ku I takon duke triumfuar në pistën e qytetit Gaborone, kryeqytet I Botsvanës në Afrikë.

Katërshja xhamajkane dha fillimisht kohën 39”99, dhe përmirësoi veten ndjeshëm duke fituar sërish me rezultatin 39”62.

Rekordin e mëparshëm botëror e mbante Kanadaja me 40”30.

Skuadra e Xhamajkës ishte e përbërë nga Akim Blejk, Tina Klejton, Kadrian Goldson dhe Tia Klejton.

Motrat binjake Klejton duken mbretëreshat e ardhshme të sprintit duke qenë vetëm nga 21 vjeç.

Në garën e zhvilluar në Botsvana, pas ekipit nga Karaibet mbërriti Kanadaja, shkruan abcnews, ish-rekordmenia e botës me kohën 40”23 duke përmirësuar edhe ajo rekordin e saj të mëparshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës plotësuan podiumin duke zënë vendin e tretë e duke marrë medaljet e bronzit me rezultatin 40”33.

Një garë tepër e shpejtë, dhe kjo do të thotë se ky rekord mund të mos rezistojë gjatë.

Xhamajkanët duket se po kthehen në epokën e artë të Mbretit të shpejtësisë në atletikë, Usain Boltit.

The post Xhamajka vendos tjetër rekord, stafeta e përzier 4×100 metra e jep kohën e re më të shpejtë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip