E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Xheneta Fetahu flet për pagesat nga reklamat

Xheneta 2

Xheneta Fetahu ishte e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku foli për jetën e saj para dhe pas famës, eksperiencat e punës në Suedi, si dhe për angazhimet e saj aktuale mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë intervistës, ajo u pyet edhe për pagesat që merr nga bashkëpunimet dhe reklamat. Xheneta u shpreh se tarifat ndryshojnë në varësi të biznesit, kohëzgjatjes së bashkëpunimit dhe llojit të promovimit.

“Dua të jem shumë e sinqertë, pagesat dallojnë shumë. Mund të bësh një reklamë me 500-1000 euro, por edhe më lart se aq. Varet nga biznesi, nga ajo çfarë do të bësh dhe për sa muaj do të zgjasë bashkëpunimi. Janë çmime të ndryshme, por fillon nga 500 euro”, tha ajo.

E pyetur për shifrën më të lartë që ka marrë, Xheneta zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete. Me humor, ajo përmendi SPAK-un, duke thënë: “Nuk kisha dashur ta cekja. Do me më sjellë SPAK mua”.

Në intervistë u përmend edhe deklarata e Rizartës, e cila më herët ka treguar se paguhet rreth 4 mijë euro në muaj. Xheneta u përgjigj shkurt: “Rizarta është Rizarta dhe unë jam Xheneta”.

Më tej, ajo sqaroi se për shkak të angazhimeve dhe përgjegjësive familjare, punon shumë dhe ka shpenzime të konsiderueshme.

“Jam një person që bëj dy-tre punë. Jam shumë familjare, ndihmoj vëllain, familjen, motrës i blej çdo gjë, edhe mamit. Shpenzoj shumë dhe duhet të punoj shumë. Ato shifra duhet të shtohen disi”, u shpreh Xheneta. /GazetaExpress/

The post Xheneta Fetahu flet për pagesat nga reklamat appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip