E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Ylli i Liverpoolit i gatshëm të pranojë ulje page për t’u larguar nga klubi në verë

Image

Liverpooli mund të përgatitet për një tjetër largim të rëndësishëm në verë, teksa raportimet thonë se një yll i skuadrës është i gatshëm të pranojë edhe ulje page për t’u larguar nga “Anfield”.

Mohamed Salah tashmë e ka konfirmuar largimin nga Liverpooli pas nëntë vitesh të suksesshme, ndërsa ai mund të pasohet edhe nga Federico Chiesa, i cili duket i pakënaqur me mungesën e minutave te “Të Kuqtë”.

Chiesa ishte afrimi i parë i Arne Slotit te klubi në vitin 2024, duke u transferuar për rreth 11 milionë euro dhe duke regjistruar 48 paraqitje me fanellën e Liverpoolit.

Por, pavarësisht se u kthye në një të preferuar të tifozëve, Chiesa ka bërë vetëm një start në Ligën Premier këtë sezon dhe mund të jetë gati të kërkojë një aventurë të re gjatë verës.

Image

Sipas Calciomercato, ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Juventusit është i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës për ta realizuar rikthimin e dëshiruar në Itali.

Me kontratë në “Merseyside” deri në vitin 2028, Chiesa kishte interesim nga klubet e Serie A edhe vitin e kaluar, por në fund vendosi të qëndrojë. Megjithatë, këtë herë situata mund të jetë ndryshe.

Sipas të njëjtit raport, Chiesa fiton rreth 6.5 milionë euro te Liverpooli, por është i gatshëm të pranojë një pagë më të ulët për të luajtur rregullisht.

Një raport i veçantë nga TEAMtalk, pretendon se edhe mesfushori Curtis Jones ka interesim nga Italia, me kampionët e sapokurorëzuar të Serie A, Interin, që thuhet se janë të interesuar.

Jones, i cili ka luajtur vetëm për Liverpoolin dhe ka dalë nga akademia e klubit, ka admirues edhe më afër, me Newcastle dhe Aston Villa që po ashtu e ndjekin./Telegrafi/

InfoShqip