E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Zbulohet se çfarë page ka kërkuar Lewandowski nga Juventusi e Milani

Fichajes Barcelona El Sustituto De Lewandowski Costara 100 Millones.jpg

Sipas “Corriere dello Sport”, sulmuesi i Barcelonës Robert Lewandowski ka kërkuar një pagë prej 8 milionë euro në vit nga Juventusi dhe Milani për një transferim të mundshëm si lojtar i lirë këtë verë.

Sulmuesi i Polonisë është i lirë në treg, pasi kontrata e tij me Barcelonën skadon në qershor.

E ardhmja e tij mbetet e pasigurt dhe sipas raportit, ai mund të nënshkruajë edhe një zgjatje të shkurtër të kontratës me klubin katalanas.

Agjenti i tij, Pini Zahavi, thuhet se është takuar me përfaqësuesit e Juventusit dhe Milanit në javët e fundit, duke u ofruar dy gjigantëve të Serie A edhe një tjetër klient të tij: mbrojtësin e Real Madridit David Alaba.

Kërkesat financiare të Lewandowskit kanë pezulluar bisedimet me Juventusin dhe Milanin, pasi të dy klubet nuk duken të gatshme t’i plotësojnë këto kërkesa.

“Gazzetta” ka raportuar në prill se Milani do të preferonte të fokusohej te sulmuesi i Atletico Madridit, Alexander Sørloth, për shkak të kërkesave të larta të Lewandowskit.

Juventusi ka vendosur një kufi page prej rreth 7 milionë euro në sezon, shumë që Kenan Yildiz do ta fitojë pas rinovimit të tij të fundit të kontratës. Klubi është i hapur vetëm për disa përjashtime, si rasti i Bernardo Silva./GazetaExpress/

The post Zbulohet se çfarë page ka kërkuar Lewandowski nga Juventusi e Milani appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip