Eshtrat e së paku dy personave janë gjetur në Mitrovicë, e që besohet se janë të zhdukur gjatë kohës së luftës së fundit dhe e i përkasin listës kombëtare të personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës 1998-1999.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se gërmimi dhe zhvarrimi i tyre është bërë të martën me urdhëresë të Gjykatës.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, mbetjet e eshtrave janë dërguar për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së. /Telegrafi/
