E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Integrimi, sot në Kuvend/ Diskutim për projektrezolutën për anëtarësim në BE

TIRANË- Kuvendi pritet të këtë sot në fokus të diskutimeve në seancën plenare integrimin e Shqipërisë në BE dhe hapat e bërë nga Shqipëria në negociatat e anëtarësimit.

Në seancë pritet te diskutohet dhe të miratohet një projektrezolutë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Rendi i ditës në seancën plenare:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.5.2026.

2. Njoftime.

3. Mocion me debat për problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Evropian.

4. Projektrezolutë “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. 5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

6. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

8. Interpelancë me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

9. Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

10. Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

7eb2722f F155 4bf6 9a3f D3d11b71c68b 640x853 14bb3f2c Cf42 4531 B7be 09d8013a85c5 1 640x853

B39993b4 Ee37 4437 8d8a 8f5ad796c283 640x853

InfoShqip