
Karrigia e kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit ka qenë bosh ditën e sotme pasi kreu i qeverisë ndodhet në Gjermani. Vendi i tij është përdorur përkohësisht nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha gjatë një bisede me zëvendëskryeministren Albana Koçiun.
Punonjësja e Administratës së Kuvendit, i kërkoi Hoxhës të ngrihej, pasi sipas rregullave të protokollit, në atë vend lejohet të ulet vetëm kryeministri Edi Rama..
Hoxha ndërron vend së bashku me Koçin për të përfunduar bisedën e lënë përgjysmë, ndërsa shihet teksa e buzëqesh më pas për atë çka ndodhi.
/vizionplus.tv
