Kuba ka mbetur plotësisht pa naftë dhe karburant. Ministri i Energjisë i vendit, Vinsente de la O Levi tha se sistemi energjetik i vendit është në gjendje kritike, pasi një bllokadë e naftës e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndërpreu furnizimet.
E vetmja gjë që ka mbetur është gazi nga puset e Kubës, por karburantet e tjera janë në mungesë totale. Ministri pranoi gjithashtu se situata në vend ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar.
Nën bllokadën amerikane, i gjithë ishulli është përballur me ndërperje të gjata të energjisë elektrike, duke lënë miliona njerëz në errësisë totale. Protesta të shpërndara kundër ndërprerjeve të energjisë u mbajtën në kryeqytetin Havana të mërkurën.
Shtetet e Bashkuara këtë javë përsëritën ofertën e tyre për të dërguar 100 milionë dollarë ndihmë për vendin në këmbim të reformave kuptimplote në sistemin komunist të Kubës.
Spitalet nuk kanë qenë në gjendje të funksionojnë normalisht, ndërsa shkollat dhe zyrat qeveritare janë detyruar të mbyllen. Turizmi, një motor ekonomik për Kubën, është prekur gjithashtu.
Kuba normalisht mbështetet te Venezuela dhe Meksika për të furnizuar naftë në sistemin e saj të rafinerisë. Megjithatë, të dy vendet kanë ndërprerë kryesisht furnizimet që kur Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me tarifa për vendet që dërgojnë karburant në Kubë./abcnews.al
