E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Premierliga e publikon listën e finalistëve për çmimin “Futbollisti më i Mirë i Ri i Vitit”

RA1

Premierliga e ka zbuluar listën e finalistëve për çmimin “Young Player of the Season” (Futbollisti i Ri më i Mirë i Vitit” për edicionin 2025/26, një vlerësim që jepet për lojtarët më të mirë nën moshën 23 vjeç në kampionat.

Në listën finale janë përfshirë disa nga talentet më të spikatur të sezonit, ndërsa finalistët e përzgjedhur janë: Rayan Cherki (Manchester City), Lewis Hall (Newcastle United), Junior Kroupi (Bournemouth), Michael Kayode (Brentford), Kobbie Mainoo (Manchester United), Nico O’Reilly (Manchester City), Liam Delap (Ipswich Town) dhe Anthony Elanga (Nottingham Forest).

Çmimi pritet të vendoset nga votat e tifozëve, kapitenëve të klubeve dhe një paneli ekspertësh të Premierligës, ndërsa fituesi do të shpallet në fund të sezonit.

Favorit për ta fituar këtë çmim është ylli i ri i “Citizens”, Rayan Cherki, i cili e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm.

Ky vlerësim shihet si një nga treguesit më të rëndësishëm të talenteve të rinj në futbollin anglez, duke e pasur një histori të fituesve si Phil Foden, Erling Haaland dhe Cole Palmer. /Gazeta Express

The post Premierliga e publikon listën e finalistëve për çmimin “Futbollisti më i Mirë i Ri i Vitit” appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip