E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Stenaldo flet për projektet pas BBV

Stine

Stenaldo Mëhilli ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për periudhën pas daljes nga “Big Brother VIP 5” dhe për projektet e reja që ka nisur në muzikë e reklamë.

Artisti u shpreh se muaji i fundit ka qenë mjaft i ngarkuar, pasi pas përfundimit të eksperiencës në reality show i është dashur të përshtatet me një ritëm të ri pune dhe vëmendjeje publike.

Sipas tij, mënyra se si funksionon industria ka ndryshuar ndjeshëm, ndaj personazhet publikë duhet të jenë më aktivë dhe të përfshihen në fusha të ndryshme për të qëndruar në fokus.

“Bota ka ndryshuar shumë. Unë kam qenë një personazh që kam ruajtur një lloj konfidencialiteti me veten dhe gjithmonë kam mbajtur një lloj mburoje. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe, për të qëndruar në fokus, duhet të dish t’i bësh pak të gjitha”, u shpreh Stenaldo.

Gjatë intervistës, ai foli edhe për bashkëpunimin muzikor me Stinen, duke treguar se kënga e ka prekur që në dëgjimin e parë, si për tekstin, ashtu edhe për muzikën.

“Vetëm sa kemi filluar. Kur e kam dëgjuar këngën, kam qenë shumë i prekur nga teksti dhe nga muzika. Është një zhanër që nuk e hasim shpesh në vitin 2026”, tha ai.

Stenaldo shtoi se ideja për bashkëpunimin lindi edhe nga momentet muzikore që kishin ndarë së bashku gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku atmosfera dhe energjia “gospel” i rikthyen një frymëzim të veçantë artistik. /GazetaExpress/

The post Stenaldo flet për projektet pas BBV appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip