E premte, 15 Maj 2026
Lajme

“Jam plotësisht i pafajshëm”/ Thaçi: Vendimi përfundimtar të respektojë parimin e unitetit kushtetues të Kosovës

Nga Haga, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është plotësisht i pafajshëm, lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij për krime lufte.

Në një intervistë për ABC News dhe Kanal10, Thaçi u shpreh se verdikti përfundimtar i gjykatës, duhet të respektojë parimin e unitetit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Jam plotësisht i pafajshëm. Verdikti përfundimtar duhet të respektojë, detyrimisht, parimin e unitetit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Të respektohet baza ligjore mbi të cilën Parlamenti i Kosovës themeloi DHSK-të. Populli i Kosovës, në emër të të cilit nxirren vendime në DHSK, duhet ta dijë, kuptojë dhe besojë atë çka ka ndodhur në sallën e gjyqit. Sot për sot qytetari i Kosovës nuk e di, ose di pak – dhe ajo që di është e mjegullt…”, theksoi ai./abcnews.al

InfoShqip