E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Ganimete Musliu: Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj

Skenderaj

Njësia Speciale gjendet në Skenderaj, pas incidentit të sotëm ku ishte i përfshirë kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Ganimete Musliu nga PDK-ja ka thënë se përdorimi i institucioneve shtetërore kundër një komune vetëm se nuk mund të depertosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit.

“Përdorimi i institucioneve shtetërore dhe aparatit të pushtetit kundër një komune vetëm se nuk mund të depertosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit. Veprime të tilla thellojnë përçarjet, nxisin tensionet dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në një mjedis ku dhuna normalizohet. Albin mos nxit dhunë tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Express

The post Ganimete Musliu: Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip