E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Çfarë thotë zyrtarja e policisë për praninë e Pjesëtarë të Njësisë Speciale në Skënderaj

Skenderaj

Drejtoresha e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci, ka deklaruar se vendosja e Njësisë Speciale Operative (NJSO) në pika kontrolli të enjten në mbrëmje në Skenderaj është çështje rutinore policore dhe operative.

Ajo tha se zakonisht këto njësi angazhohen për raste dhe detyra të zakonshme policore.

“Ne nuk jemi përgjegjës për Njësinë Speciale, por zakonisht vendosim njësitë për çështje rutinë, çështje policore. Është çështje policore, në çdo vend ka rutinë të tillë, çështje operative” – ka deklaruar Mikullovci për Kallxo.com.

The post Çfarë thotë zyrtarja e policisë për praninë e Pjesëtarë të Njësisë Speciale në Skënderaj appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip