
Pas grumbullimit të qytetarëve në qendër të Skënderajt, janë publikuar pamje ku disa qytetarë u kanë dhuruar ujë pjesëtarëve të Policia e Kosovës që po qëndronin në terren.
Në video shihet se policët i kanë falënderuar qytetarët për gjestin, derisa situata në qytet ka vijuar të mbetet e qetë, pavarësisht pranisë së Njësisë Speciale dhe zhvillimeve të sotme pas incidentit ku u përfshi Sami Lushtaku.
Qytetarët kërkuan sqarime se pse kaq shumë policisë gjenden sonte në qytet, duke e lidhur me incidentin e së enjten.
Qytetarët pas komunikimeve direkte me policinën, filuan të shpërndahen. /Gazeta Express
The post Protesta kundër pranisë së Njësisë Speciale në Skënderaj, qytetarët iu japin ujë policëve appeared first on Gazeta Express.
