Alis kualifikoi mbrëmjen e sotme Shqipërinë në finalen e Eurovizionit 2026 me interpretimin brilant të këngës “Nan”. Kështu, ai do të garojë në finalen e së shtunës në garën më të madhe të muzikës evropiane.
Alis doli në skenë në atmosferën elektrizuese të gjysmëfinales së dytë të Eurosong 2026, ku publiku europian përjetoi një moment krenarie shqiptare. Në skenën madhështore të Eurovizion Alis solli performancë plot emocion, energji dhe identitet artistik.
Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision Song Contest 2026 nisi me një performancë të jashtëzakonshme që ngjiti në skenë këngën fituese të vitit të kaluar, “Wasted Love” nga JJ.
Ndërsa, kënga “Nan”, e vlerësuar edhe nga mediet ndërkombëtare si një nga performancat më të forta, më emocionale mori vëmendjen e të pranishmëve në këtë skenë evropiane të muzikës.
Alis u duartrokit për performancën drithëruese, ndërsa në sfond të skenës shfaqej imazhi i artistes Rajmonda Bulku, një gjetje kjo e skenografisë që lidhet me portretin e nënës shqiptare dhe mesazhin thelbësor të kësaj kënge.
Hiti i Alis, erdhi mes flamurit kuqezi dhe atmosferës elektrizuese të wiener Stadthalle, gjatë gjysmëfinales së dytë të Eurovizion 2026.
Për Shqipërinë, pjesëmarrja në Eurosong mbetet jo vetëm një garë muzikore, por edhe një mundësi për të prezantuar kulturën, talentin dhe frymën artistike shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Pas prezantimit të këngëve, prezantuesit shpallën zyrtarisht të hapur televotimin, duke nisur numërimin mbrapsht të atyre që konsiderohen si “15 minutat e arta” për kualifikimin e Shqipërisë në Finalen e Madhe./ATA
