Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, tha se gjendja e të plagosurit mbetet e rëndë.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Pacienti është dërguar në sallën operative të QE-së nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Pas intervenimit, do të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror për trajtim të mëtejmë”, tha Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.
Ndryshe, një person është plagosur të enjten në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
