
Konkurrenti i “Për’puthen”, Fejza Kastrati, ka folur për vëmendjen që ka marrë pas pjesëmarrjes në programin e dashurisë, si dhe për mundësinë e përfshirjes në një tjetër format televiziv.
I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, Kastrati u pyet nga moderatorët Jonida Aliçkolli dhe Niko Komani nëse do ta konsideronte një ftesë për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania”.
Ai pranoi se i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe tregoi se tashmë e ndjen reagimin e publikut edhe në përditshmëri.
“Unë udhëtoj shumë dhe në aeroport apo avion më ndalojnë dhe më pyesin. Më pëlqen vëmendja”, u shpreh Fejza.
Sa i përket një ftese të mundshme për “Big Brother VIP”, Kastrati tha se do ta merrte në konsideratë, por theksoi se vendimi do të varej edhe nga angazhimet e tij sportive.
“Sigurisht që do ta konsideroja. Meqë jam sportist, nëse gjatë periudhës së ‘Big Brother’ kam sezonin e futbollit, duhet parë si mund të përputhen të gjitha gjërat”, tha ai. /GazetaExpress/
The post Fejza Kastrati nuk përjashton pjesëmarrjen në BBV appeared first on Gazeta Express.
