E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Kampioni poshtërohet keq në festën e titullit, pranon tetë gola në humbjen në shtëpi

Image

Thun e ka siguruar dhe festuar titullin e kampionit në Zvicër, por në ndeshjen e sotme nuk u paraqit si kampion. Në një duel spektakolar me 11 gola, skuadra u mposht 8-3 nga Young Boys. Por në fund ata morën trofeun, që është i pari në histori.

Ndeshja nisi në mënyrë të befasishme, pasi Samuel Essende shënoi që në minutën e parë për Young Boys, duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Elmin Rastoder shënoi dy herë për Thunin, por Young Boys vazhdoi fuqishëm me Essende që kompletoi edhe dy gola të tjerë gjatë takimit.

Image

Thun e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë. Kapiteni Marco Bürki u ndëshkua me karton të kuq direkt në fund të pjesës së parë, ndërsa Jan Bamert u përjashtua në minutën e 76-të për faull si lojtari i fundit në mbrojtje.

Me epërsinë numerike, Young Boys e shfrytëzoi maksimalisht rastin: Christian Fassnacht shënoi dy gola, ndërsa Chris Bedia, Alan Virginius dhe Alvyn Sanches realizuan nga një, për të kompletuar fitoren e thellë 8-3.

Në kampionatin zviceran ka mbetur edhe një xhiro deri në fund. Thun, si kampion, do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa St. Gallen i vendit të dytë do të shkojë në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Ndërkohë, Lugano dhe Sion do të luftojnë për vendin e fundit që dërgon në Evropë.

Young Boys, pavarësisht fitores së bujshme, nuk do të sigurojë pjesëmarrje në garat evropiane dhe pritet ta mbyllë sezonin në vendin e pestë ose të gjashtë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

InfoShqip