E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

KB Prishtina mban Kuvendin Zgjedhor, Rinor Grajqevci zgjidhet president

Image

KB Sigal Prishtina ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, të cilin e ka cilësuar si një ditë të rëndësishme për të ardhmen e klubit.

Sipas komunikatës zyrtare, me të gjitha votat “pro”, pa asnjë “kundër” dhe pa abstenim, Rinor Grajqevci është zgjedhur president i KB Sigal Prishtinës për katër vitet e ardhshme.

Klubi thekson se me organizim, përkushtim dhe unitet synon të vazhdojë rrugën e rikthimit, me ambicien për t’u kthyer aty ku i takon klubit më të trofeshëm dhe më të suksesshëm shqiptar.

KB Sigal Prishtina ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në Kuvend për mbështetjen dhe besimin e dhënë, ndërsa presidentit të ri i ka uruar suksese në detyrën e tij.

“Në rrugë sy pa trembur!”, përfundon komunikata e klubit. /Telegrafi/

InfoShqip