Babai i Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka humbur jetën në një aksident.
Luan Pirdeni, 87-vjeç ishte duke lëvizur me biçikletë, kur u përplas nga një motomjet, që drejtohej nga 31-vjeçari Sejdi Milla.
Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al
