E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Njësia speciale vendoset në Skenderaj, ndalin vetura për kontroll

Image

Njësiti special ka arritur në Skenderaj në kohën kur Prokuroria ka bërë të ditur se kryetari i këtij qyteti, Sami Lushtaku nuk është paraqitur për intervistim në lidhje me sulmin fizik ndaj, Hysni Mehanës.

Në disa pamje shihen policët e maskuar duke ndalur vetura për kontroll.

Lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=40&loc=https%3A%2F%2Fgazeta10.com%2Fnjesia Speciale Shihet Ne Skenderaj Ndalin Vetura Per Kontroll%2F&referer=https%3A%2F%2Fgazeta10Dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për sulmin fizik ndaj kryetari të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehana.Lg.php?bannerid=2561&campaignid=720&zoneid=5&loc=https%3A%2F%2Fpaparaci.com%2F576871%2Fnjesiti Special Arrin Ne Skenderaj%2F&referer=https%3A%2F%2Fpaparaci

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuari me inicialet E.L dhe B.N janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.Lg.php?bannerid=979&campaignid=284&zoneid=5&loc=https%3A%2F%2Fpaparaci.com%2F576871%2Fnjesiti Special Arrin Ne Skenderaj%2F&referer=https%3A%2F%2Fpaparaci

Ndërkaq sa i përket Sami Lushtakut, Prokuroria ka thënë se i njëjti akoma nuk është përgjigjur ftesës për intervistim.

Përpos Lushtakut, në Prokurori nuk është paraqitur as një i dyshuar tjetër me incialet K.H, ka njoftuar Prokuroria.

InfoShqip