Analisti Frrok Çupi thotë se kreu i PD, Sali Berisha e ka luftuar gjithnjë integrimin, ndaj mungoi në votimin në Kuvend, të rezolutës për integrimin e vendit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha është njeri i betuar kundër Perëndimit.
“Gjëja më e mirë që ka bërë, ka ironi, por jemi të vërtetë. Ai ka luftuar me thikë në dhëmbë kundër kësaj dite, nuk kishte pse të vinte në votimin e rezolutës. Përderisa është kundër BE, këtij procesi, përderisa e ka bindje. Sali Berisha është njeri i betuar kundër Perëndimit. E ka dëshmuar në periudhën e tij të qeverisjes. Që ditën që ka ardhur në pushtet, dhe deri më sot, atë gjë ka bërë.
Sali Berisha nuk shkoi kurrë si mik, si i ftuar nga Shqipëria në Bruksel. Shkoi me staturë shumë sovjektike, që nuk hapi asnjë derë. Sali Berisha u kap shumë shpejt nga Lindja, u fut shumë shpejt në duart e tyre, ia zunë frymën menjëherë. U stërviten forcat e Bin Laden këtu, u orientuan nga Lindja. Për Brukselin, Berishës i mbeti një vështrim. Ky është arkitipi i tij”, theksoi ai./abcnews.al
