
Real Madridi ka shënuar një fitore të parëndësishme në La Liga.
“Los Blancos” e humbën garën për titull xhiron e kaluar, kurse sonte triumfuan 2:0 në shtëpi ndaj Real Oviedos, në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit spanjoll.
Gonzalo Garcia kaloi madrilenët në epërsi në minutën e 44-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
E në minutën e 80-të, Bellingham shënoi për 2:0 pas asistimit të Mbappes.
E ky i fundit u vërshëllye vazhdimisht nga tifozët prej inkuadrimit të tij në lojë
The post Real Madridi fiton pastër ndaj Oviedos, Mbappe vërshëllehet nga tifozët appeared first on Gazeta Express.
