Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Ali Sokoli në lagjen Bregu i Diellit.
Raportohet se personi i plagosur është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nga vendi i ngjarjes shihet prezenca e forcave policore.
