E premte, 15 Maj 2026
Lajme

“Procesi në Hagë, politik”, Nura: Thaçi mori mandat arresti kur po nisej për SHBA!

Analisti pranë ABC News, Artur Nura komentoi në studion e ‘Breaking News’ procesin ndaj ish krerëve të UCK në Hagë.

Nura foli për një proces penal politik ndaj clirimtarëve, që sipas tij nuk ka tjetër të ngjashëm në planin global.

“Është qartazi një proces politik, për sa e njoh unë këtë proces nuk ka një tjetër të ngjashëm në planin global. Padyshim që edhe në peridhën e debatit në parlament u diskutua kjo gjë.

Kosova sot, gjatë këtij procesi nuk ka mbajtur një qëndrim të duhur, një proces me shërbime ruse, dosje të prokurorisë serbe. UCK dhe lidershipi i saj sot janë në një proces penal politik. Ndërsa Thaci po nisej për në SHBA, merr mandatin e arrestit. Në politikë gjërat nuk ndodhin rastësisht” u shpreh Nura./abcnews.al

 

InfoShqip