Ish ambasadori Syle Ukshini thotë se për herë të parë në historinë e Evropës, drejtësia ndërkombëtare po merret më shumë me viktimën sesa agresorin, duke iu referuar rastit të ish liderëve të UÇK në Hagë.
Në një intervistë për ABC News, Ukshini u shpreh se UÇK po trajtohet si Sllobodan Millosheviçi.
“Ndodh për herë të parë në historinë e Evropës, drejtësia ndërkombëtare merret me shumë me viktimën sesa me agresorin. Janë vendet e BE, që ishin indiferente për çështjet e Kosovës në vitet 1991,1992,1993 e deri në 1997. Ishin SHBA që u involvuan dhe imponuan dinamikë të re. Edhe pavarësia e Kosovës ishte dilemë e vendeve evropiane. 25 vjet më vonë, sikur në 2056, të ngrihet një gjykatë për të ndjekur Zelenskyn, me dokumente të shërbimeve inteligjente ruse dhe dokumente të Putinit. Pikënisja është e gabuar. Pasi kam mbaruar misionin në Shqipëri, ishte koha e pandemisë, në një nga takimet e brendshme me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufcën, tha se kam vërejtur se dosja e Dick Marty ka qenë e përgatitur nga një njeri i shërbimit inteligjent rus.
Shenja të gjenocidit në Kosovë po duken, tha sekretari i OKB në vitin 1999. Në luftë ka krime spontane, por edhe për çështje të luftës. Në aktakuzaën e Millosheviçit, gjen të ngjashme me aktakuzën ndaj krerëve të UÇK. Tribunali i Hagës, i themeluar nga OKB, e kishte shpallur regjimin e Millosheviçit, si ndërmarrje kriminale. Nëse UÇK ka luftuar kundër kësaj ndërmarrje kriminale, si ka mundësi që edhe UÇK të shpallet ndërmarrje kriminale”, theksoi ai./abcnews.al
