
Të enjten në Skenderaj ka ndodhur një incident ku i përfshirë ishte kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku dhe kryetari i degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mejani.
Ngjarja ka qenë temë kryesore në opinion publik.
Por, këtë mbrëmje njësitë speciale kanë zbritur në qytetin e Skenderajit, kjo është intepretuar nga zyrtarë të PDK-së si e panevojshme.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se për incidentin e sotëm në Skënderaj, janë ndaluar për 48 orë E.L., dhe B.N., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Trupat policore kanë vazhduar të qëndrojnë, duke pasuar me një grumbullim të qytetarëve para Stacionit të Policisë në Skenderaj.
Në mesin e tyre edhe ish-deputetja Ganimete Musliu, e cila ka kërkuar sqarim se pse ka kaq shumë policë.
Ndërsa, nënkryetari i komunës, Fadil Nura, ka thënë se më parë se çdo shtetrrethim në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë.
Nga fotot që ka siguruar Gazeta Express shihet një numër i qytetarëve që po kërkojnë sqarime nga Policia.
Më herët, drejtoresha e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci, ka deklaruar se vendosja e Njësisë Speciale Operative (NJSO) në pika kontrolli të enjten në mbrëmje në Skenderaj është çështje rutinore policore dhe operative.
Por, në këtë formë nuk po shihet edhe nga ish-deputetë të PDK-së dhe qytetarë në Skenderaj që në orët e mesnatës dolën para stacionit policor. /Gazeta Express



The post Qytetarët grumbullohen para Stacionit të Policisë, kërkojnë të dinë pse ka kaq shumë policë në Skënderaj appeared first on Gazeta Express.
