E hënë, 20 Prill 2026
Të Fundit
Lajme

“Kurti nuk ka vullnet për presidentin”/ Mustafa: Osmani, rikthim në LDK? Do ishte opsion i mirë

Deputeti i LDK, Besian Mustafa thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka vullnet për zgjedhjen e ri të presidentit.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Kurti është i pasinqertë dhe se ai do Glauk Konjufcën për kreun e shtetit.

Lidhur me Vjosa Osmanin, Mustafa shtoi se është opsion i mirë që ajo të kthehet në LDK.

“Pas këtyre zgjedhjeve të dhjetorit, zoti Kurti dhe partia e tij nuk patën vullnet për ta nominuar Osmanin. Osmani arriti të krijojë raporte të shkëlqyera me SHBA. Marrëveshja e Kosovës me SHBA, nga ana e zotit Kurti dhe partisë së tij po zvarritet. Është frikë e zotit Kurti ndaj zonjës Osmani. Në këto rrethana, Kosova nuk mund të kishte kandidate më të mirë se zonja Osmani. Është opsion i mirë që zonja Osmani të rikthehet në LDK. Nëse kjo ndodh, do ketë diskutim brenda partisë. Në LDK ka demokraci të brendshme. Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga premtimet boshte tnë 6 vitet e fundit nga qeverisja Kurti. Qytetarët janë lodhur nga Kurti dhe do e ndëshkojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ribashkimi rreth LDK do sjellë numrin e ulëseve në Kuvend. Ne i bëjmë thirrje votuesve të LDK që të ribashkohen, për të rikthyer në qendër të poliitkave në Kosovë, politikat djathta”, theksoi ai./

InfoShqip