
Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, po raportohet se ka shkuar në stacionin policor të këtij qyteti për të dhënë dëshmi lidhur me incidentin e ndodhur të enjten në një prej kafiterive të qytetit.
Ndërkohë sipas mediave lokale, qytetarët e Skenderajt janë vënë në dijeni të kësaj dhe përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për t’u organizuar në përkrahje të Lushtakut.
“Ftohen qytetarët e Skenderajt që, brenda pak minutave, të mblidhen para Stacionit të Policisë në Skenderaj, ku kryetari Sami Lushtaku pritet të intervistohet.”, thuhet në një mesazh.
The post Qytetarët në Skenderaj organizohen për ta përkrahur Sami Lushtakun që po intervistohet në Polici appeared first on Gazeta Express.
