E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Sami Lushtaku në pritje të njësitit policor nga Prishtina, Mërgim Lushtaku: Pasi të vijnë, ai shkon e jep intervistën

Mergim Lushtakuu 850x638 1

Ish-deputeti Mergim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka dalë para stacionit policor në Skenderaj bashkë me disa qytetarë, tha se babai i tij ende s’ka hyrë për intervistim meqë policia është duke e pritur njësinë e saj të vijë në Prishtina.

“Jo nuk është brenda dhe nuk do të futet derisa të vijë njësia nga Prishtina për çështjen e intervisitimit dhe sigurisht pasi të vijnë, ai do të shkojë të japë intervistën dhe të tregojë të vërtetën”.

Intervistimi i Lushtakut vjen pas incidentit të djeshëm për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se Sami Lushtaku e ka sulmuar fizikisht kryetarin e saj të degës në Skenderaj, Hysni Mehanin dhe një aktivist tjetër.

Për prezencën mbrëmë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj, Mergim Lushtaku tha se e shohin si provokim meqë, siç tha ai, për raste më të rënda në Prishtinë

“Ne këtë e shohim si provokim sepse ne e dimë që ka incidente të vogla ku s’ka rrezik jete. Në Prishtinë edhe vriten e nuk shkojnë as policia me maska e armë të gjata, shihet qartë që ka provokim prej pushtetit. Ne asnjëherë s’i jemi shmangur drejtësisë”.

Lushtaku më pas bëri thirrje që qytetarët të tregojnë praninë e tyre para stacionit.  

“Sot jam me Sami Lushtakun, jam me të vërtetën dhe jo me propagandën”.

Ai mohoi se nuk i janë përgjigjur ftesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e cila dje tha se Lushtaku dhe një i dyshuar tjetër s’u përgjigjën në ftesën e saj për intervistim.

“Ka një ftesë dhe ne jemi përgjigjur”, tha ai, duke shtuar se ka pasë keqkuptime për orën, por që është zgjidhur.

Lushtaku gjithashtu tha se kishin kontaktuar komandantin e policisë në Skenderaj dje për t’i dëshmuar gatishmëri për intervistë.

I pyetur nëse ka “veç intervistim a pritet diçka më tej”, Lushtaku akuzoi pushtetin për viktimizim.

“Ne kemi parë që partia në pushtet po mundohet të viktimizohet me propagandë, me shpikë gjëra vetëm për t’u viktimizuar për fushatat e tyre që i kemi para nesh. Prandaj, ne nuk e lejojmë me pasë një gjë të tillë. Është mirë mos me ra drejtësia në dorë të pushtetit autoritar, në dorë të partive politike. Por me profesionalizëm ta trajtojë si çdo rast tjetër”./Express/

The post Sami Lushtaku në pritje të njësitit policor nga Prishtina, Mërgim Lushtaku: Pasi të vijnë, ai shkon e jep intervistën appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip