E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Aksident në Elbasan/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në përrua

Një aksident është regjistruar këtë të premte në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.

Sipas informacioneve paraprake, personat që udhëtonin në automjet kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht, pa pasoja të rënda për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

InfoShqip