E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Berisha: Fitojmë vetëm me protesta! Kreu demokrat sulmon sërish Salianjin: PD s’mund të pranojë bashkëpunëtorë të krimit

F8f5d4f5 F0d6 437e 8086 C0b06f5ae7a9 599x400

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfrytëzoi një bashkëbisedim në rrjetet sociale për të theksuar se aksioni kryesor i opozitës do të jenë protestat.

Sipas Berishës këto protesta kanë pasur efekt pasi u kanë treguar partnerëve ndërkombëtarë se shqiptarët reagojnë kundër korrupsionit. Berisha përsëriti vendimin e tij për vazhdimin e tubimeve kundër qeverisë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Çështja Balluku nuk u mbyll për ne dhe ne jemi në këmbë deri në largimin e Edi Rakmës”, tha Berisha.

Të shtunën e ardhshme Sali Berisha do të kërkojë mbështetjen e demokratëve si kandidati i vetëm për postin e kryetarit të PD. Berisha shpjegoi se gara është legjitime edhe pse ai nuk ka rival përballë, duke deklaruar se në shumicën e partive në botë, kur kryetari i partisë rikandidon, ai nuk ka rival përballë.

“Ne 75% të rasteve kur nuk është dhënë dorëheqja nga drejtuesi, është me një kandidat. Pse nuk ka kandidatë të tjerë? Se nuk dëshirojnë të marrin një hap të pasigurt për veten e tyre. Kjo është garë legjitime, legjitimiteti përcaktohet nga vota. Është referendum për kryetarin e parties”, tha Berisha.

Berisha shpjegoi edhe pse përjashtoi Ervin Salianjin nga gara për kryetarin e PD.

“Kurrë kjo parti nuk do të mundet të pranojë bashkëpunëtorë krimi, bandash e të qeverisë”, tha ai.

Të shtunën, më 23 maj, Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për postin e kryetarit të partisë. Nuk ka asnjë dilemë se Sali Berisha do të marrë mbështetjen e demokratëve, ndaj mbetet për t’u parë se çfarë platforme do të prezantojë ai në kuvendin e 30 majit. A do të vazhdojë Berisha të drejtojë PD me të njëjtin ekip apo do ta hapë PD drejt figurave të reja.

InfoShqip