E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Abdixhiku e Osmani takojnë strukturat në Fushë Kosovë: Fitoret s’ndërtohen në ditën e zgjedhjeve por në punën e përditshme

L 4

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe, ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot kanë zhvilluar takime me strukturat në Fushë Kosovë.

Gjatë takimit, i pari i LDK’së ka bërë të ditur se, kanë diskutuar për organizimin, përgjegjësinë dhe energjinë që ‘’kërkon ky moment’’.

Postimi:

Sot, takuam strukturat tona në Fushë Kosovë, si thirrje mobilizuese për fushatën elektorale që kemi para.

Me aktivistë, këshilltarë e veprimtarë të palodhur, folëm për organizimin, përgjegjësinë dhe energjinë që kërkon ky moment. Sepse fitoret nuk ndërtohen në ditën e zgjedhjeve, por në punën e përditshme, derë më derë, zemër më zemër.

Fushë Kosova është gati. Tash, punë e angazhim, bashkë.

The post Abdixhiku e Osmani takojnë strukturat në Fushë Kosovë: Fitoret s’ndërtohen në ditën e zgjedhjeve por në punën e përditshme appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip