E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Aksident i rëndë në Prilep të Deçanit, gjashtë të lënduar

Image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Prilep të Deçanit, ku janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Sipas policisë, aksidenti është regjistruar në rrugën lokale të fshatit, ndërsa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e përplasjes.Lg.php?bannerid=499&campaignid=28&zoneid=20&loc=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Faksident I Rende Ne Prilep Te Decanit 6 Persona Te Lenduar Dergohen Ne Spital%2F&referer=https%3A%2F%2Fsinjali

Gjendja shëndetësore e të lënduarve ende nuk është bërë e ditur, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

InfoShqip