E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Privohet nga liria 36 vjeçari nga Manastiri për kryerjen e veprës penale “grabitje në tentativë”

2016 10 Pranga Jpg

SPB Manastir ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Manastir ndaj M. Gj. (36) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “grabitje në tentativë”.

Nëpunës policorë nga SPB Manastir sot në orën 01:00, e kanë privuar nga liria M. Gj., ndërsa gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Manastir në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë.

Sipas kallëzimit, ai më 30.04.2026, në orën 18:10, në një zyrë kreditimi me vendndodhje në rrugën „Stolarska“ në Manastir, është përpjekur të kryejë grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit, por nuk ia ka dalë dhe më pas është arratisur.

InfoShqip