E diel, 17 Maj 2026
Lajme

Eurovision 2026: Renditja e hapjes sjell Danimarkën, Gjermaninë dhe Izraelin në skenë

Image

Danimarka hapi shfaqjen e mbrëmjes me Soren Torpegaard Lund, i cili interpretoi këngën “For Vi Gsr Hjem”.

Vokali i tij i fuqishëm krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme në sallë, duke bërë që skena të mbushej me energji dhe brohoritje nga fansat e pranishëm.

Image

Pas tij, në renditje u ngjit Gjermania me Sarah Engels dhe këngën “Fire”, duke sjellë një performancë plot entuziazëm dhe një skenë që u përshkrua si “në zjarr” nga atmosfera e krijuar.

Më pas performoi Izraeli me Noam Bettan, i cili këndoi “Michelle”.

Performanca u zhvillua mes një atmosfere të tensionuar, pas raportimeve për protesta dhe reagime të ndryshme rreth pjesëmarrjes së tij. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com


InfoShqip