E diel, 17 Maj 2026
Lajme

Ronaldo mbetet ende pa trofe, e humb finalen e madhe me Al-Nassrin

IMG 6694

Në finalen e Ligës së Kampionëve të Azisë 2, Al-Nassri nga Arabia Saudite u mposht 0-1 nga japonezët e Gamba Osaka.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi D. Hummet në minutën e 29-të.

Al-Nassri dominoi takimin, duke mbajtur 67% të posedimit të topit dhe duke regjistruar 17 goditje, prej të cilave 6 shkuan në portë.

Gamba Osaka pati vetëm 3 goditje, me 2 prej tyre në kuadrat.

Al-Nassri fitoi gjithashtu 9 goditje nga këndi, por nuk arriti t’i shfrytëzonte rastet e krijuara.

Klubi japonez e ruajti epërsinë minimale falë mbrojtjes së disiplinuar dhe kundërsulmeve.

Kështu, Gamba Osaka u shpall fituese e turneut ACL Two, ndërsa Al-Nassri pësoi humbje në finale pavarësisht dominimit të madh gjatë ndeshjes.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo e kompletoi ndeshjen, por nuk arriti të bëjë diferencën.

Ronaldo mbetet ende pa asnjë trofe me Al-Nassr, megjithatë një të tillë mund ta fitojë, nëse fiton në xhiron e fundit të Ligës Pro Saudite ndaj Damac./GazetaExpress/

The post Ronaldo mbetet ende pa trofe, e humb finalen e madhe me Al-Nassrin appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip