E diel, 17 Maj 2026
Lajme

Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e paparashikueshme

Image

Pas Volkswagen, edhe Mercedes po shqyrton një lëvizje drejt prodhimit të armëve, raportojnë mediat gjermane.

“Bota është bërë edhe më e paparashikueshme dhe kjo është arsyeja pse Evropa duhet të zgjerojë profilin e saj mbrojtës. Ne jemi gati nëse mund të luajmë një rol pozitiv në këtë proces”, tha drejtori ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Kallenius, në një intervistë me Wall Street Journal.

Kallenius beson se industria e automobilave është e njohur për prodhimin e “makinerive me precizion të cilësisë së lartë” dhe për këtë arsye është e përshtatshme për prodhimin e armëve.

Në të njëjtën kohë, ai tha se prodhimi i veturave do të mbetej sektori kryesor i Mercedes, me prodhimin e armëve një biznes shtesë.

Sipas Kallenius, “kjo do të kontribuonte në rezultatin e përgjithshëm të biznesit”.

Ai njoftoi se Mercedes tashmë po merr pjesë aktive në forcimin e sigurisë dhe gatishmërisë së NATO-s.

“Shumë variante të G-Class tonë operojnë në të gjithë botën si automjete ushtarake”, theksoi Kaellenius.

Përpara Mercedes, Volkswagen njoftoi gjithashtu hyrjen e tij në industrinë ushtarake. /Telegrafi/

InfoShqip