E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

I dehuri ia thyen lokalin një personi në Gjakovë, dërgohet në mbajtje

Image

Një person ka raportuar se kur kishte shkuar për ta hapur lokalin e tij zejtar kishte vërejtur një xham të thyer.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën (16.05.2026”, rreth orës 05:00, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se pasi që zyrtarët policorë shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjatë shikimit të kamerave kanë arrit që ta identifikojnë të dyshuarin mashkull shtetas i huaj i cili është arrestuar

“Gjakovë / 16.05.2026 – 05:00. Ankuesi m/k raporton se kur kishte shkuar për ta hapur lokalin e tij zejtar, ku kishte vërejtur një xham të thyer. Pasi që Policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë shikimit të kamerave kanë arrit që ta identifikojnë të dyshuarin mashkull shtetas i huaj i cili është arrestuar. Të dyshuarit i është bërë alkooltesti i cili ka rezultuar që ka 1.78 promil alkool në gjak”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

InfoShqip