E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Përplasjet në Aeroportin e Vlorës, ndërpriten punimet, kompanitë akuzojnë njëra-tjetrën

Screenshot 6 3 720x400

Një situatë e tensionuar është regjistruar  mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Një përplasje mes kompanive që janë të angazhuara në punime ka sjellë nderprerjen e tyre.

Kompania e Behgjet Pacollit qe pretendon se ka të drejtë ligjore për të ushtruar aktivitetin thotw se hyrja e punonjwsve tw saj wshtw ndaluar nga firma Vlora International Airport.

Kjo e fundit shprehet se çështja në fjalë lidhet ekskluzivisht me një marrëdhënie kontraktuale ndërmjet shoqërisë koncesionare dhe një prej kompanive për kryerjen e punimeve ndërtimore.

Kontraktori në fjalë , sipas VIA,  ka rezultuar në vonesë të konsiderueshme për përmbushjen e detyrimeve të tij, në shkelje të afateve të përcaktuara. Për këtë arsye, shoqëria koncesionare ka ndërprerë marrëdhënien me këtë kontraktor.

InfoShqip