E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Salianji: Më lejoni të garoj! Ish-deputeti i PD letër organeve drejtuese

WhatsApp Image 2026 05 18 At 14.40.21 628x400

5 ditë para zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratikë, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u ka kërkuar organeve drejtuese të PD që ta lejojnë të garojë përballë Sali Berishës ditën e shtunë.

Nëpërmjet një letre Salianji kërkon anulimin e dy vendimeve; atë për përjashtimin e tij nga partia dhe atë për përjashtimin e tij nga gara, pasi ai nuk ka e ka shkelur në asnjë rast statutin e PD.

“Në demokraci nuk ke mundësi të zgjedhësh kundërshtarin dhe ndaj për mua nuk përbën asnjë problem që kandidat të jetë Sali Berisha dhe për këtë arsye nuk kam asnjë kërkesë proçeduriale për ta përjashtuar atë nga gara, ai të jetë në garë bashkë me aletain e tij Edi Rama, bashkë me vërtësit e tij, bashkë me komisionerët e tij si dhe bashkë me bashkëpuntorët e tij në krimin e organizuar dhe unë do ti jem përball bashkë me demokratët në një betejë të vërtet elektorale”, tha Salianji.

Ish-deputeti Ervin Salianji nisi në muajin nëntor një lëvizje brenda PD me takime në të gjithë vendin duke kërkuar hapjen e partisë dhe ndryshimin e lidershipit. Por kryetari i PD Sali Berisha e akuzoi për bashkëpunim me krimin dhe vendosi përjashtimin e tij nga partia. Për këtë arsye kur Ervin Salianji dorëzoi kandidaturën për postin e kryetarit të PD, ajo u refuzua.

Dhe Sali Berisha është i vetmi kandidat për të cilin do të votojnë demokratët në garën për kryetar që do të zhvillohet në 23 maj.

InfoShqip