Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një objekti në ndërtim, në rrugën “Remzi Hoxha”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Viktima është nje shtetas 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve.
Ky është rasti i pestë i humbjes së jetës së një puntori në kantierin e ndërtimit vetëm brenda këtij viti.

