Tuesday, 21 April 2026

Këshilltari Kreshnik Çollaku tha se letra për Vjosa Osmanin, e mbërritur përmes kanaleve diplomatike, dëshmon një marrëdhënie të fortë dhe të konsoliduar me SHBA-në. Ai e cilësoi Osmanin si partnere të besueshme dhe theksoi pritshmëritë për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë.

Çollaku shtoi gjithashtu se në Kuvend pati përpjekje për ta penguar Osmanin dhe se është thyer bashkëpunimi politik mes saj dhe Albin Kurtit.

“Letra të tilla janë të paprecedenta në rajon dhe, në rastet kur dërgohen, kujdesen të mos jenë publike.

Letra për Osmanin ka mbërritur në kanale diplomatike; vlerësohet marrëdhënia e bashkëpunimit që është provë e afërsisë, një marrëdhënie e konsoliduar solidariteti. Ai e cilëson mike dhe partnere të besueshme, i kënaqur për bashkëpunimin shumë të afërt, e konsideron mike të SHBA-së.

Element inkurajues është se mezi pret vijimin e bashkëpunimit. Vjosa Osmani, për shkak të aktivitetit të saj, është e dënuar të vazhdojë këtë mision që i ka shpallur Trump. Vende të tjera që nuk kanë figura të Osmanit me këtë aftësi i shpikin dhe sajojnë. Çfarë ndodhi në Kuvend? Ndodhi një përpjekje, tentativë për pengesë karshi Vjosa Osmanit.

Ndodhi një thyerje e binomit mes Kurtit dhe Osmanit. Ndodhi që ajo kontratë e bashkëpunimit politik u ndërpre dhe u tradhtua në mes nga Kurti.”  / /

InfoShqip

Redaksia e InfoShqip sjell lajmet më të fundit, analizat dhe informacionet më të rëndësishme për lexuesit tanë.