Tuesday, 21 April 2026
Breaking
Lajme

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të vrarë dhe mbi 7 mijë të plagosur në gjashtë javë luftime!

Autoritetet libaneze kanë njoftuar se të paktën 2454 persona janë vrarë në vend deri më tani për shkak të sulmeve.

Ky bilanc i përket momentit që nga shpërthimi i luftës midis Hezbollahut pro-iranian dhe Izraelit, më 2 mars.

Sipas organizatës për menaxhimin e fatkeqësive, 7,658 persona janë plagosur gjatë këtyre gjashtë javëve të luftës.

Që kur hyri në fuqi një armëpushim i brishtë 10-ditor, numri i të vdekurve vazhdon të rritet, ndërsa trupa zbulohen në rrënojat e ndërtesave të bombarduara. /Panorama

InfoShqip