Lajme

Selin: “Jam ende duke e përjetuar gjithçka, por ndihem shumë mirë”

Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka dhënë intervistën e saj të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku ka ndarë emocionet e para dhe reflektimet mbi rrugëtimin e saj në spektakël.

E pyetur nga Top Channel se si po ndihet pas fitores, Selin u shpreh:

“Ndihem shumë mirë, s’e kam marrë akoma veten, por jam ok, jam gati për një party të çmendur mes ‘miqsh’.”

“Miqtë e vërtetë nuk mungojnë”

Në lidhje me marrëdhëniet e krijuara brenda shtëpisë dhe miqësitë që kanë mbetur pas përfundimit të formatit, Selin theksoi se ka njerëz që i konsideron të afërt edhe jashtë lojës.

E pyetur nëse përveç Gimbos ka miq të tjerë të vërtetë, ajo u përgjigj:

“Patjetër, Shëndrit Lumi. Me Shëndritin jemi takuar shumë pak, por jemi takuar dhe është një nga miqtë e mi më të mirë.”

Mirënjohje për publikun

Duke folur për reagimet pas finales, Selin u ndal te mesazhi që kishte ndarë në rrjetet sociale, ku falënderonte publikun për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit.

“Para pak orësh kam ndarë një status për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur, ishte një fjalim mirënjohës për rrugëtimin tim dhe për të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë. Ishte edhe një moment që mora për publikun,” u shpreh ajo.

Atmosfera pas finales

Në intervistë  ishte I pranishëm edhe I dashuri I saj, me të cilën u lidhën në shtëpi – DJ Gimbo – me të cilin kishin kombinuar veshjet perfekt. E pyetur me humor nëse vonesa e tyre lidhej me përgatitjet, Selin dhe Gimbo e sqaruan shkurt:

“Kishim pak punë dhe e morëm me qetësi, avash-avash,” thanë ata.

Nga ana e tij, Gimbo u shpreh se e ka mbështetur që në fillim fituesen:

“E kam pritur dhe do e pres. Ndihem shumë mirë, për momentin jam më mirë se ç’isha në fillim. E kam thënë se e fiton Selin, një fitore e merituar e saj. Kemi ardhur për të festuar sot fitoren e saj,” deklaroi ai.

Selin vijon të mbetet në qendër të vëmendjes pas fitores, ndërsa ka paralajmëruar se do të marrë kohë për të shijuar eksperiencën dhe për t’u rikthyer gradualisht në jetën jashtë shtëpisë. /GazetaExpress/

InfoShqip