Tuesday, 21 April 2026
Lajme

Krimi në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që humbi jetën

MEMALIAJ- Personi që shihni në foto është 30-vjeçari, Endri Goxhaj, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Memaliaj.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pas një konflikti mes tij dhe Donald Nela.

Ka qenë një konflikt i momentit që ka çuar me shkrepjen e armës se zjarrit nga agresori.

I plagosur ka mbetur edhe Darjo Nela, vëllai i autorit të dyshuar të krimit.

Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit të krimit/abcnews.al

InfoShqip