Tuesday, 21 April 2026

Ushtari izraelit që goditi një statujë të Jezusit me çekiç në Liban dhe ushtari që fotografoi incidentin do të marrin 30 ditë paraburgim ushtarak.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF në një deklaratë shtoi se dy ushtarët do të largohen nga detyra luftarake. Gjashtë ushtarë të tjerë që ishin në vendngjarje dhe që nuk ndërhynë do të trajtohen veçmas.

Incidenti ndodhi në fshatin Debel në Libanin jugor dhe shkaktoi dënim të gjerë pasi pamjet e vandalizmit  u shpërndanë gjerësisht në internet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu pas ngjarjes reagoi dhe tha se ishte i tronditur dhe i trishtuar nga ajo që ndodhi.

InfoShqip

Redaksia e InfoShqip sjell lajmet më të fundit, analizat dhe informacionet më të rëndësishme për lexuesit tanë.