Lajme

“Osmani, politikane terreni, ka nisur fushata dëgjuese”, Këshilltari: Dy opsione, rikthim në LDK, ose krijim të partisë së saj

Këshilltari Kreshnik Çollaku tha në real Story se Vjosa Osmani, që pas dorëzimit të mandatit, ka nisur një fushatë dëgjuese me mbështetësit në çdo komunë përpara se të marrë një vendim politik.

Sipas tij, Osmani ende nuk ka vendosur nëse do të rikthehet në LDK apo do të krijojë një strukturë të re politike. Çollaku u shpreh se personalisht mbështet rikthimin në LDK, duke theksuar se ribashkimet janë të vështira, por të nevojshme.

“Osmani që nga dita që dorëzoi mandatin është angazhuar në një fushatë dëgjuese me ata njerëz që e kanë mbështetur dhe këtë muaj e ka zhvilluar në këto takime. Në bisedat që kam pasur me të, ka thënë se do të dëgjojë njerëzit; Vjosa mbetet një politikane terreni dhe këtë po bën në çdo komunë dhe shtëpi, derisa të mbërrijë në momentin për të marrë një vendim politik për formatin që do të zbatojë.

Është një vendim që ende nuk e ka marrë nëse do të rikthehet ose jo në LDK. Dy janë opsionet: ose krijimi i një strukture të sajen, ose rikthimi në LDK; unë e kam një mendim timin dhe është një vendim që duhet të marrë feedback-un e njerëzve. Unë do të isha për një rikthim në LDK; është një momentum, ribashkimet nuk janë të lehta dhe shumë gjëra duhen lënë mënjanë.”

InfoShqip